
Pas ngjarjes së ndodhur në Astir, ku 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari u plagos me mjet prerës, është konfirmuar se ai ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra. Mësohet se ai është goditur 4 herë me thikë, dy herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë.
Sakaq, autoritetet kanë identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar, Darmian Keli, 25 vjeç, banues në Tiranë. Keli është kapur dhe shoqëruar në komisariat nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", pak minuta pas incidentit.
Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se konflikti ka nisur pas një ngacmimi të dyshuar ndaj të dashurës së Kelit nga ana e Hoxhallarit. Pas një shkëmbimi verbal, Keli ka përdorur një thikë për të goditur Hoxhallarin.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
