Foto arkiv/ Drejtoria e Policise Tirane
Një megaoperacion i Policisë së Tiranës ka vënë në pranga 11 persona dhe një oficere policie, të cilët akuzohen se shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion.
Burime për mediat bëjnë me dije se 12 tutorët janë prangosur, ndërkohë që është bërë i mundur edhe arrestimi i efektives së Komisariatit nr 1 në kryeqytet, shtetësia A.B, e cila dyshohet se përmes lidhjeve të saj me një taksist gjente klientë të ndryshëm dhe i dërgonte vajzat e huaja.
Nga informacionet e deritanishme dyshohet se ky grup kriminal kishin detyruar rreth 50 vajza të huaja të punonin si prostitute në kushte të pasigurta.
Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim si dhe një njoftim zyrtar.
Sondazh
Poll

