Pas shpërthimit të lëndës plasëse në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër, ministri Taulant Balla e ka telefonuar ku dhe e ka siguruar se janë marrë masa të menjëherëshme për garantimin e sigurisë së tij.
Ditën e sotme reagoi edhe KLGJ, ndërsa nesër do të mblidhet dhe komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtareve, ku do ta marre pjese dhe vete Ministri i Brendshëm.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.


