Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

ME VIDEO/ Stresi trondit rrjetin: Një shkodran ka marrë kapar 100.000 euro nga çunat e Dubait për të vrarë Cllevion! Këngëtari mesazh shokut në burg: Unë nuk ta dua vdekjen, por ik se do të shkrijnë

Shkruar nga Newsbomb
ME VIDEO/ Stresi trondit rrjetin: Një shkodran ka marrë kapar 100.000
FotoArkive: Stresi dhe Cllevio

Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë tronditëse për shokun e tij, artistin tjetër Kleviol Ahmeti që njihet me nofkën Cllevio. Sipas Stresit, porosia është dhënë nga "çunat e Dubait" dhe kapari është pranuar nga një person që e thërrasin "shkodrani".

Reperi Kleviol Ahmeti u ekstradua pak muaj më parë nga Dubai, pasi gjykata ka dhënë për të disa masa sigurie në "Arrest me burg". Këngëtari që dikur ishte shok i ngushtë me Cllevion, ka marrë përsipër rrezikun dhe e paralajmëron që të largohet nga Shqipëria menjëherë sapo të fitojë lirinë.

Gjatë një bashkëbisedimi "live" në rrjetin Tik Tok, Stresi paralajmëron se "shkodrani" ëhstë shumë i rrezikshëm dhe sipas tij, e njohin si person shumë të saktë në porositë që merr.

“100 mijë euro e kanë marr kaparin, dhe kur të jenë me Clevion në makinë kanë për ta shkrirë. Dëgjoi vëllain. O Fire mos u kap me çunat e Dubait, se në ajër ta rrëzojnë avionin, unë i di muhabetet.

Po të mori një shkodran kaparin të kryen punë ai fratelo. Clevio ishalla del dhe ikën me vrap. Unë nuk ia dua vdekjen, Clevio ishalla shpëton, kam patur shoqëri të gjatë me atë.

E di që po më dëgjon nga burgu i Fierit, po ta jap informacionin i pari: kur të dalësh nga burgu i Fierit hipi avionit privat, po të paralajmëroi se kemi patur shoqëri për 20 vite, me vjen keq për atë. Kleviol kur të dalësh hipi avionit, kaq kisha për të thënë", është shprehur Stresi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese