Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u morën disa vendime dhe projektligje në lidhje me kërkesat, procedurat dhe standardet për menaxhimin e mbetjeve spitalore. Vendimet e marra kanë qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit publik.
Gjithashtu miratua modeli i financimit të buxhetit për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim krijimin e një sistemi të qëndrueshëm, transparent dhe të matshëm të financimit të kërkimit shkencor.
Nga vendimet e marra sot nga qeveris u shpallën “Zona me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” territoret e Bashkive të Tropojës, Gramshit, Sarandës dhe Kuçovës.
Krijimi i fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, me vlerë 210.000.000 lekë për periudhën 2026-2028, gjithashtu u përcaktua financimi i buxhetit prej 203.000.000 për bashkësitë fetare.
Një ndër ndryshimet që u miratua ditës e sotme gjatë mbledhjes së qeverise ishte lirimi nga detyra i z. Andrea Shllaku si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe në vend të tij emërohet zonja Pranvera Skana.
Kujtojmë se Z. Andrea Shllaku u emërua në 19 dhjetor 2025 zëvendësministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë. Ai ndër të tkera ka shërbyer për tre vite si shef kabineti i drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit dhe më pas për dy vite si drejtor i Divizionit Operacional, duke mbikëqyrur operacionet portuale dhe duke kontribuar në zhvillimin strategjik të Autoritetit Portual.
Pranvera Skana është eksperte në fushën e medias dhe komunikimit, me një profil aktiv në media, duke trajtuar tema mbi emigracionin, zhvillimet politike në Britani, çështjet sociale, barazinë gjinore, të rinjtë, sistemin arsimor dhe ndikimin e rrjeteve sociale. Ajo përveçse një zë të spikatur në media është një përfaqësuese dinjitoze e komunitetit shqiptar dhe një promovuese e denjë e krahinës së saj në çdo dalje publike.



