Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit (DETAJET E PARA)

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit (DETAJET E
Avokati Uljan Barjami

Uljan Barjami, avokati i të arrestuarit Maksim Suçi, i cili njihet si i besuari i Emiliano Shullazit, ka rënë në prangat e policisë. Sipas raportimeve, Uljan Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur dje në sallën e gjyqit.

Uljan Barjami ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçi, të paraqitura nga prokurori Gjergji Ceka. Barjami ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit të çështjes.

Kujtojmë se pak ditë më parë 14 persona u arrestuan në kuadër të një operacioni policor pasi kishte dyshime se në një lokal pranë Elbasanit kishte persona të armatosur dhe me precedentë të theksuar kriminal. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-deputeti i PDIU, Bujar Muça i cili është dhe pronar i "Delta Group".

Por një ditë më parë, Gjykata në Elbasan ka caktuar edhe masat e sigurisë për 14 personat në fjalë. Duket se kur erdhi radha e Maksim Suçit, avokati Barjami është përplasur me prokurorin e gjykatësin duke kundërshtuar provat.

Më konkretisht:

Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg
Ergys Tusha, 39 vjeç – arrest në shtëpi
Ervin Cani, 36 vjeç – detyrim paraqitje
Egi Caushi, 32 vjeç – arrest me burg
Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg
Ansen Mullai, 25 vjeç – arrest në shtëpi
Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg
Bujar Muça, 53 vjeç (sipërmarrës) – detyrim paraqitje
Jurges Mullai, 30 vjeç – detyrim paraqitje
Blerim Heta – detyrim paraqitje
Taulant Zykollari, 52 vjeç – detyrim paraqitje
Arjan Dada, 49 vjeç – detyrim paraqitje
Endri Dada, 29 vjeç – detyrim paraqitje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese