Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kutitë “flasin” ndryshe në Tiranë, PS e PD qindra vota më shumë në procesverbal! Lulzim Bashës i janë “vjedhur” votat

Shkruar nga Newsbomb
Kutitë “flasin” ndryshe në Tiranë, PS e PD qindra
Edi Rama dhe Sali Berisha

Ka përfunduar dhe për sot rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës ndërsa rezultatet tregojnë se partitë e mëdha në vend, ajo Demokratike dhe Socialiste, kanë më shumë vota në procesverbal sesa në kuti.

Nga rinumërimi i 437 kutive, nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, tregohet se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa Partisë Socialiste 193 vota.

Vota tepër janë hasur dhe në partitë e vogla, konkretisht: Lëvizja Bashkë – 10 vota; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 26 vota; Partia Socialdemokrate – 23 vota dhe Partia Mundësia – 8 vota.

Ndërkohë e kundërta ka ndodhur për partinë e Lulzim Bashës, teksa i mungojnë 13 vota ndërsa Koalicionit Djathtas për Zhvillim i mungojnë 7 vota. Procesi i rinumërimit do të vijojë përsëri ditën e hënë.

Kutitë “flasin” ndryshe në Tiranë, PS e PD qindra

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese