Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kryepeshkop Anastasi në gjendje kritike për jetën, Këshilli Ndërfetar lutje për shëndetin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Kryepeshkop Anastasi në gjendje kritike për jetën, Këshilli
Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Tashmë prej disa ditësh, Kryepeshkop Anastasi është duke u përballur me një gjendje të rënduar të shëndetit të tij.

Për këtë arsye, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar Të Shqipërisë, po ndjek me vëmendje dhe shqetësim ecurinë e shëndetit të Kryepeshkopit.

“Ne, anëtarët e Bordit të Presidencës, Kryetari i KNFSH-së Mons. Gjergj Meta, anëtarët e Bordit të Presidencës, H. Bujar Spahiu (Kryetar i KNFSH-së 2023), H. Dede Edmond Brahimaj (Kryetar i KNFSH-së 2021) dhe Pastor Ergest Biti, me nderim dhe lutje të thella, i drejtohemi Zotit për shërimin e shpejtë të Kryepiskopit Anastas, bashkëthemelues i KNFSH-së në vitin 2007, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në vitet 2018-2019 dhe 2024 dhe aktualisht anëtar i Bordit të Presidencës.

Ne lutemi me besim dhe përulësi, që Zoti t’i dhurojë atij shëndet të plotë dhe forcë për të vazhduar misionin e tij për paqen, harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Kontributi dhe inspirimi i tij për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërfetar janë një mësim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

O Zot, ne të lutemi që ta mbështesësh me çdo bekim dhe t’i dhurosh atij shumë vite të tjera shërbimi të bekuar, plot paqe dhe forcë shpirtërore, duke udhëhequr kështu një shembull të paqes dhe unitetit në shoqërinë tonë. Amin!”, shprehet KNFSH.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese