Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Joana Qeleshi zgjidhet në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Joana Qeleshi zgjidhet në krye të Shoqatës së Avokatëve
Joana Qeleshi

Profesoresha e njohur dhe njëkohësisht avokate, Joana Qeleshi, është zgjedhur në krye të Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, duke marrë votëbesimin e anëtarëve për t’i shërbyer drejtësisë në vendin tonë.

Me një përvojë të gjatë në fushën e jurisprudencës, Qeleshi do të përfaqësojë tashmë zërin e avokatëve penalistë në Shqipëri. Karriera e saj arriti majat si kryegjyqtare e Gjykatës së Durrësit, më pas si avokate, ndërkohë që është edhe profesoreshë e procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë. Ky kombinim rolesh e ka pajisur me të gjithë përvojën dhe formimin e nevojshëm për të mbajtur këtë post të rëndësishëm.

Zgjedhjet u zhvilluan sot, në orën 10:00, në sallën e konferencave të Hotel “Sheraton” në Tiranë, ku përveç Qeleshit u caktuan edhe organet e tjera drejtuese të shoqatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese