Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për kombëtaren e Kosovës në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Meta shkruan në rrjete sociale se sot të gjithë janë aty për të përkrahur dardanët, të cilët po lartësojnë emrin e Kosovës në mbarë botën:
“Sot të gjithë jemi në ‘Fadil Vokrri’ për të mbështetur dardanët tanë që po lartësojnë Kosovën në mbarë botën dhe që kanë me vete një komb të tërë.” -shkruan Meta.
Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg që prej tetorit të vitit 2024. Ai u arrestua për vepra penale që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin e pasurisë, specifikisht lidhur me dosjen CEZ-DIA dhe afera të tjera.
