Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"I paharruar përgjithmonë!", kryebashkiakja e Vlorës reagon për humbjen e aktorit Lumani: Portret i kënaqësisë së qytetit, pa të do ishim të paplotë

Shkruar nga Newsbomb
"I paharruar përgjithmonë!", kryebashkiakja e Vlorës
Aktori Mane Lumani

Kryebashkiakja e qytetit të Vlorës, Bruna Mersini para pak çastesh ka reaguar për humbjen e aktorit vlonjat të humorit, Mane Lumani.

Përmes një postimi të bërë në rrjet Mersini shprehu ngushëllime të përzemërta për të afërmit e aktorit, ndërsa këtë të fundit e ka cilësuar si portret të qytetit të Vlorës, artist i pazëvendësueshëm.

Më tej kryebashkiakja shtoi se qyteti i Vlorës nuk do të ishte kurrë i plotë pa humorin e këtij të fundit.

“I paharruar, përgjithmonë, Mane Lumani! Faleminderit për gjithë gëzimin që na dhurove!” shkroi kryebashkiakja në postimin e bërë. 

Reagimi i plotë i kryebashkiakes së Vlorës, Bruna Mersini:

Mane Lumani nuk ishte vetëm aktor humori, ishte pjesë e kujtimeve tona, e familjeve tona, në kohët kur nuk njihnim gëzim tjetër veç parodisë së tij!

Për shumë breza, ai ishte portreti i kënaqësisë së qytetit, një nga ata artistë që as zëvendësohen e as krahasohen!

Vlora nuk do të jetë e plotë pa harenë e tij! I paharruar, përgjithmonë, Mane Lumani! Faleminderit për gjithë gëzimin që na dhurove!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese