Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Maliqit pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se 70-vjeçari, Iqmet Skënderaj ka rënë në prangat e Policisë pasi ka ngacmuar seksualisht 11-vjeçaren e cila kishte shkuar në dyqanin e tij për të blerë.
70-vjeçari ka qenë i vetëm në dyqanin e tij dhe ka përfituar për të ngacmuar të miturën duke tentuar ta ulë në prehër.
Sipas deklaratave të dhëna nga vajza e mitur i moshuari e ka prekur dhe ka përdorur fjalë fyese ndaj tij. Ajo ka reaguar menjëherë duke bëritur dhe është larguar me vrap nga dyqani i 70-vjeçarit.
Ajo ka njoftuar menjëherë prindërit të cilët denoncuan në komisariatin e Maliqit ngjarjen e rëndë. Pas denoncimit, policia e Maliqit ka arrestuar 70-vjeçarin Iqmet Skënderi mbi të cilin rëndon akuza e “ngacmimit seksual me të mitur”.
