Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën turistike të Skelës.
Kamarieri i një prej hoteleve në zonë, është sulmuar fizikisht nga një person gjatë orarit të punës, në prani të punonjësve të tjerë dhe klientëve.
Kamerat e sigurisë të lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë ku dhe është bërë i mundur identifikimi i personit, Adrian Isufi ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë.
Isufi shihet duke u futur në lokal dhe fillon të shajë dhe ofendojë kamarierin 18-vjeçat dhe më pas e sulmon atë fizikisht duke e gjuajtur me shpulla dhe më pas me grusht.
Bashkë me Adrian Isufin, ndodhej dhe Leart Bimo, person me precedent penal të njohur, i cili ka ushtruar dhunë ndaj kamarierit të ri, për shkak të një shisheje uji të sjellë më tepër në tavolinë.
Në pamje shihet si Bimo ka kaluar në goditje të përsëritura fizike, duke i shkaktuar të riut lëndime serioze dhe gjendje të rënduar emocionale.
Ka qene vetë i dhunuari, 18-vjeçari i cili ka denoncuar rastin e rëndë si dhe ka treguar se arsyeja se përse e kanë sulmuar ka qenë diçka banale.
''Më qëlloi tre herë, njerë me dacke dhe dy herë me grusht mu në mes të lokalit se i çova një bidon ujë tepër. Kaq ishte e gjitha.''
