Janë zbardhur dhe emrat e 26 nga 50 personave që Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste.
Operacioni vijon dhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga momenti kur lajmi u bë me dije për këtë mega-operacion që synonte “kokat” e botës së krimi.
Masa sigurie janë lëshuar për:
-Leonard Duka dhe Elis Duka
Dy eksponentë të njohur të botës së krimit dhe të kërkuar nga drejtësia shqiptare. I pari i vëllezërve, Leonardo Duka i cilësuar dhe si "Princi Damian" është arrestuar në Bruksel dhe vazhdon të qëndrojë qeli, pasi ka kërkuar azil.
Ai është kundërshtuar i mbretit të basteve Ervis Martinaj dhe grupi që ai drejton, akuzohet zyrtarisht nga drejtësia se ka porositur vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi grupi i Martinaj rrëmbeu dhe rrahu babain e Leonard Dukës, për shkak të përplasjeve për lojërat e fatit. "Princi Damian" u betua se do të hakmerrej në çdo rast dhe pas dështimit për të cënuar direkt Ervis Martinaj, i vrarë një nga njerëzit e besuar, Malkon.
Ervis Martinaj ka qenë një nga bosët më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit. Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë falë intuitës personale, por edhe falë informacioneve të dorës së parë nga brenda policisë. Prej Gushtit 2022, ai rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Përsa i përketë vëllait tjetër, Erlis Dukës, ai është skeduar nga Policia e Tiranës për ngjarje më të lehta se ato ku është përfshirë Leonardi. Në vitin 2009 në zonën e “Ali Demit” ai është konfliktuar me një 22 vjeçar të quajtur Endri Musollari. Dy të rinjtë janë përleshur dhe pas konfliktit, Erlis Duka asokohe 19 vjeç, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Musollarin.
Më pas në 20 mars 2017, Erlis Duka së bashku me vëllain e tij Leonard Duka kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Eduard Duka. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e quajtur “Aleksandër Moisiu” në trotuarin pranë lokalit “Nek Bar". Atentati ka ardhur një muaji nga sherri fizik, ku Eduart dhe vëllai i tij Rigert Duka kanë pasur një konflikt me dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka.
Po në vitin 2017, ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pas një konflikti fizik në një lokal në zonën e ish-Bllokut që degjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Erlis Duka u rrah me grushte nga disa persona, ndërsa në vendngjarje u gjetën dhe gëzhoja arme, por nuk u zbulua se kujt i përkisnin.
-Fatmir Hyseni
Fatmir Hyseni dyshohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës se ka qëlluar me kallashnikov drejt Malkos, i kontraktuar nga vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka, duke u mbështetur më pas nga anëtarët e tjerë të skuadrës Oltion Loga, Dritan Agaj, Ervis Metani, Ilir Selmani dhe Bledar Teta.
Nga informacionet operative që Policia e Tiranës ka mbledhur lidhur me vrasjen e Santiago Malkos ku rezulton se klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në kryeqytet si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar Santiago Malkon, shok i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.
Fatmir Hyseni njihet me nofkën “Doqe” dhe ka një të kaluar kriminale dhe është dyshuar si një nga bashkëpunëtorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”. Fatmir Hyseni është çam dhe kunati i Dritan Veselit ose siç njihej ndryshe në qytetin bregdetar si “Didi i Vlorës” ose “Didi Çami”, i vrarë në 14 shtator 2004 në qytetin bregdetar.
Hyseni dhe “Didi” cilësohen nga policia dhe prokuroria si kundërshtarët më të mëdhenj të Viktor Ymerit dhe Edison Harizajt, ky i fundit i vrarë, ndërsa Viktori vijon të jetë ne qeli.
-Arben Ndoka
Urdhërarrest SPAK ka lëshuar dhe për ish-deputetin Arben Ndoka. Ai shpallur në kërkim pas operacionit të SPAK në disa qytete, pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC.
Në 2018 ish-deputeti Ndoka u arrestua pasi akuzohej për “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Atë kohë hetimet zbuluan se ish-deputeti me një grup kriminal ishin të implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.
Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikuan, tjetërsuan dhe përvetësuan 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
Po ashtu atë kohë u zbulua se vëllai i tij, Gjevi Ndoka ishte i lidhur me grupin Avdylaj në Shijak, që akuzohen për trafikim droge.
Ish-deputetin në 2019 iu sekuestrua pasuria me vlerë rreth 40 milionë euro nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
-Xhevi Ndoka – Samuel Ndoka
Po ashtu urdhër arresti ka dhe për Xhevi Ndokën, vëllai i Arben Ndokës dhe Samuel Ndokën. Xhevi Ndoka është arrestuar më herët për pronat komunikuar masa në burg.
-Armando Ndreca, vëllai i deputetit Eduard Ndreca i arrestuar para disa javësh për kultivim droge në një stan në Lezhë, por brenda dy ditëve u la i lirë nga Gjykata dhe Elvis Ndreca djali xhaxhait të deputetit Eduard Ndreca
- Astrit Avdylaj në kërkim, për sigurim kushtesh për të kryer vrasje. I njohur në Dosjen 339. Ai u arrestua në vitin 2018, si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has. Është liruar nga qelia e paraburgimit. Vendimi që u mor të hënën lidhet me tejkalim të afateve procedurale hetimore). (Me pikëpyetje emri i Altin Avdylajt nëse ka masë sigurie)
-Aldo Avdylaj nipi i Astritit, sigurim kushtesh për të kryer vrasje
-Albert Zaja arrestuar në 2021 për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, komunikuar masa në burg
- Durim Bami në kërkim i strehuar në Dubai, sigurim kushtesh për të vrarë Marklen Hakën.
-Naim Stafuka, vëllai i Enverit të zhdukur prej kohësh pa gjurmë.
-Marklen Haka personazh i njohur, disa herë i lakuar si i përfshirë në ngjarje kriminale.
-Santilo Basho i skeduar më herët, vëllai i Tesi Bashos i skeduar gjithashtu dhe i arratisur nga burgu, masa i është komunikuar në burg.
-Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, në kërkim si pjesë e bandës së Durrësit. Gjykohet për vrasjet e 2005 ndaj Vajdin Lames e Klodian Saliut.
-Lulzim Berisha, i arrestuar në Spanjë pjesë e grupit të Durrësit, akuzuar për vrasjet e 2005 Vajdin Lames e Klodian Saliut.
-Viktor Imeri, në burg për vrasjen e Klodian Saliut e Vajdin Lames
- Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrësit.
- Ervis Doçi njohur si “Visi i Pojës”.
-Denis Meta
-Arjan Tuku
-Mir Bruli
- Henrigert Mitri, ish drejtues i Policisë Lezhë
-Klodian Shahini ish punonjës policie kufitare
-Altin Morina