Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin shokues kur pa trupin e të miturës

Shkruar nga Newsbomb
Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin
Polumbaret dhe peshkatari

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti ditën e sotme në lumin Buna trupin e pajetë të vajzës 9-vjeçares të familjes Arrazi ka folur për mediat.

Ai ka rrëfyer momentin shokues ku teksa ishte duke peshkuar ka parë trupin e të miturës. Hasani ka deklaruar se trupin e 9-vjeçares e ka gjetur në një zonë të pyllëzuar.

 “Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.

Kujtojmë që sot opinioni publik u trondit nga lajmi ku një grua dhe tre fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç i kishin dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga ura në lumin Buna. Sot është gjetur trupi i 9-vjeçares, ndërsa vijojnë kërkimet për 3 anëtarët e tjerë të familjes Arrazi.

Policia në lidhje me ngjarjen ka arrestuar Ergys Arrazin 31 vjeç, i cili akuzohet “për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës”.

Ndërkohë, më herët Policia e Shkodrës njoftoi se ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e 9-vjeçares. Theksojmë se në dëshminë e dhënë Ergys Arrazi mohoi akuzat se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes apo fëmijëve të tij. Ai vijoi t’ i qëndronte të njëjtës deklaratë të dhënë tre ditë më parë kur denoncoi në Polici zhdukjen e Almës dhe tre fëmijëve të tyre.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese