Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 24-vjeç janë viktimat e aksidentit pak pas mesanate në Peqin.
Lluca i cili ishte shoferi i automjetit tip Golf” ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në zonën e quajtur "ura e Teqes’’ duke u përplasur fuqishëm me shkallën e një banese private.
Për shkak të përplasjes së fortë, fatkeqësisht të dy të rinjtë kanë humbur jetën. Ata u dërguan me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.
"Policia e Elbasanit njofton se rreth orës 02;00 në Hyrje te Peqinit Tek ura e Teqes ka ndodhur një aksident mjeti tip Ë Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.
Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen. Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave."

