Hapësire reklamuese


Aktualitet

Flet babai i recepsionistit që u vra në Dhërmi: Djalin e lutën të punonte atje se dinte tre gjuhë, nuk e njihte vrasësin

Shkruar nga Newsbomb
Flet babai i recepsionistit që u vra në Dhërmi: Djalin e
Viktima Eraldo Nevruzi dhe babai

Babai i Eraldo Nevruzit, recepsionistit që u vra nga pronari në Dhërmi ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se lajmin tronditës për vdekjen e 31-vjeçarit e kanë mësuar nga televizori.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai është shprehur se djali kishte vetëm 5 ditë që kishte nisur punë në hotelin e Gerald Shehut. Ai është shprehur se ka qenë vjehrra e autorit që e ka lutur 31-vjeçarin që të niste punën në hotelin e tij si recepsionist, pasi dinte tre gjuhë të huaja.

Ai po ashtu ka përjashtuar që djali të kishte njohje të mëparshme me autorin, teksa tha se i biri ka pasur masën “detyrim paraqitje”, pasi është kapur me dy gram kanabis.

Pjesë nga intervista:

Djali sa ditë kishte që punonte te ky hotel?

-Ka një muaj që ka shkuar në Dhërmi, do punonte në një lokal tjetër. Ai nuk ishte bërë gati dhe kishte shkuar në ky hotel për të kërkuar punë. Ka një javë.

Kush e sugjeroi këtë hotel?

-Asnjëri. Vet kishte kërkuar punë. Si barist. Se përballë kishte barin. E vjehrra e autorit është pronare e hotelit dhe e kishte kërkuar në recepsion. Ajo i ishte lutur djalit se dinte 3 gjuhë të huaja, i kishte kërkuar çuni 1.5 milionë lekë të vjetra dhe kishin rënë dakord. 5 ditë kishte që kishte nisur punë.

Nevruz, kush u lajmëroi për vrasjen e djalit?

-Nga televizori, aty e morëm vesh.

Po me dy djemtë e tjerë të Korçës, djali kishte njohje?

-Jo nuk i njihte fare. Unë e di që veç dy shok ka, ishin djemë të tjerë

Djali me parë ka qenë i dënuar për diçka? Ka patur probleme me ligjin?

-Djali ka patur një detyrim paraqitje, e kapën me dy gram hashash më parë.

Pse mendon që mund të ketë ardhur kjo?

-Mendoj konflikt i çastit, mund të mos i këtë pëlqyer puna, do i këtë kërkuar djali lekët dhe ai nuk do ja këtë dhënë. 99% këtë mendoj.

Djali yt nuk ishte konfliktual? Nuk kishte probleme më parë?

-Ka qenë i qetë dhe i logjikshëm përherë djali. Nuk ka patur asnjëherë probleme me njerëz.

Me parë çfarë punonte djali?

-Kamarier, bankier ka qenë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese