Një i mitur, vetëm 16-vjeç është dhunuar barbarisht në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Shkodër.
Rasti i rëndë u soll nga emisioni investigativ STOP ku përmes një video të regjistruar nga bashkëmoshatarët e të miturit, shihet se si Elvis Fikaj 26 vjeç nga Shkodra shkon në ambientet e shkollës ku studion 16-vjeçari.
26-vjeçari e ka “mbërthyer” ngjitur në murin e godinës së shkollës dhe e dhunon duke e goditur në fytyrë dhe më pas me shkelma në bark derisa të miturit i bie të fikët.
Nga dëshmitë e bashkëmoshatarëve, ky nuk është rasti i parë që Elvis Fikaj 26 vjeç shkon në ambientet e shkollës. Ata tregojnë se vajza të vogla kanë rënë pre e ngacmimeve të tij, ndërsa policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.