Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diell jo, por temperatura të larta! Mësoni si do të jetë moti sot dhe ku do të shënojë më shumë termometri

Shkruar nga Newsbomb
Diell jo, por temperatura të larta! Mësoni si do të jetë
Foto ilustruese

Ditën e premte kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në mesditë dhe shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në pjesën më të madhe të territorit, prezente deri pasdite. Pas orëve të pasdites mot i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në pjesën më të madhe të territorit (përjashtuar vijën bregdetare e lokalisht Ultësirën Perëndimore). Përgjatë relieveve malore në lindje dhe jug në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Diell jo, por temperatura të larta! Mësoni si do të jetë
 
Diell jo, por temperatura të larta! Mësoni si do të jetë
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese