Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunë në familjen e këngëtares? Gjykata e Tiranës i jep urdhër të menjëhershëm mbrojtje Maya Aliçkës

Shkruar nga Newsbomb
Dhunë në familjen e këngëtares? Gjykata e Tiranës i jep
Maya dhe Arbeni - Vendimi i Gjykates se Tiranes

Togat e zeza të kryeqytetit kanë firmosur një urdhër të menjëhershëm mbrojtje për këngëtaren vlonjate Maya Aliçkaj. Dyshimet janë se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe për këtë, Komisariati i Policisë nr.1 në Tiranë ka dërguar prova në gjykatë.

Me identitetin zyrtar Fatbardha Ulbirch, këngëtarja e muzikës popullore të jugut ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje sepse bashkëshorti, shtetasi Arben Ulbirch ushtron ndaj saj dhunë. Ky shtetas, i njohur dhe me emrin Arben Shuaipi rezulton se ndodhet jashtë vendit.

Ai nuk ka marrë pjesë as në seancën gjyqësore që është mbajtur më 19 Mars 2024 në Gjykatën e Tiranës, Dhoma Civile, shkruan newsbomb.al.

Dhunë në familjen e këngëtares? Gjykata e Tiranës i jep
Vendimi i Gjykates se Tiranes per udher mbrojtje per Mayen

Gjyqtarja Fahrije Stringa (Budo) ka vendosur të dëgjojë këngëtaren, e cila ka treguar rastet konkrete të dhunës, si dhe ka kërkuar lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, ka administruar provat e paraqitur nga policia dhe menjëherë ka vendosur pranimin e kërkesës.

Biznesmeni fierak Arben Ulbirch (Arben Shuaipi) është urdhëruar nga togat e zeza që të mos i afrohet këngëtares Maya në një perimetër prej 200 metrash. Madje, ai nuk duhet të shkojë as në vilën që çifti ka në zonën rezidenciale në Mullet.

Gjithashtu, ai urdhërohet të marrë pjesë në programe rehabilitimi psikosociale pas dhunës së ushtruar ndaj këngëtares.

Dhunë në familjen e këngëtares? Gjykata e Tiranës i jep
Padi per zgjidhje martese nga Maya

Newsbomb.al ka siguruar dhe një kërkesë të bërë një vit më parë nga këngëtarja Maya Aliçkaj (Fatbardha Ulbirch), e cila ka kërkuar zgjidhjen e martesës me bashkëshortin Arben Ulbirch (Arben Shuaipi). Siç duket, palët nuk kanë arritur ende të divorcohen dhe dhuna në familje ka qenë e pashmangshme për shkak të konflikteve.

Si për ironi, çifti gjatë viteve të fundit është shfaqur vazhdimisht në emisione televizive duke treguar dashurinë e madhe dhe marrëdhënien e shkëlqyer që kishin prej vitesh. Ndërkohë, nuk kanë munguar as raportime sporadike nga media të caktuara se Maya dhe Arben Shuaipi kanë një pasuri marramendëse, duke përfshirë dhe dy vila në Rolling Hills.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese