Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJET/ Kati i dytë i objektit ishte kanabizuar, çfarë gjeti policia në pronën e tre personave në Selitë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJET/ Kati i dytë i objektit ishte kanabizuar, çfarë gjeti
Pamje brenda magazines me canabis

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni policor i zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë ku u zbulua një magazinë me kanabis.

Magazina dy katëshe ndodhej në rrugën “Hambi Pepa” në Selitë dhe përdorej për kultivimin e kanabis me anë të llabave elektrike. Nga informacionet paraprake ndërtesa dyshohet të jetë e privatizuar nga 3 shtetas me iniciale A. C., K. K. dhe V. S., ku në katin e dytë janë gjetur të mbjellura në vazo plastike 105 rrëjë canabis.

Disa persona janë shoqëruar në ambjentet e policisë ndërkohë grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të gjithë aktivitetin kriminal që është zhvilluar në ndërtesë.

Njoftimi i plotë i policisë:

"Gjatë orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë ndërhyrë në ambientet e një magazine të vjetër dykatëshe, në rrugën “Hamdi Pepa”, Selitë, ku nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave.

Nga kontrollet, në katin e dytë të këtij objekti, i cili nga verifikimet rezulton i privatizuar nga shtetasit A. C., K. K. dhe V. S., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në vazo plastike, 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për rastin janë shoqëruar në ambientet e Policisë, disa shtetas, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje, për të zbardhur dhe dokumentuar ligjërisht, rrethanat.

Në përfundim të veprimeve procedurale do të japim njoftim të detajuar për këtë rast."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese