Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje TRAGJIKE nga ngjarja në Shkodër/ 39-vjeçarja mësoi tradhtinë e bashkëshortit, shkoi dhe u hodh nga ura bashkë me 3 fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Detaje TRAGJIKE nga ngjarja në Shkodër/ 39-vjeçarja mësoi
Alma Arrazi me femijet

Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja tragike e zbuluar ditën e sotme në Shkodër, ku trupi i një 9-vjeçareje u gjet i mbytur në lumin Buna, ndërkohë puna po vijon edhe për gjetjen e trupave të nënës së saj, Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Buna bashke me tre fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Mësohet se disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, 39-vjeçarja së bashku me fëmijët kishin dalë me kunatën, nusen e vëllait të Ergys Arrazit, për të konsumuar një kafe. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që Alma Arrazi që do ndërmerrte pak orë më vonë.

Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja kishte mësuar së fundmi edhe për tradhtinë e bashkëshortit, Ergys Arrazit.

Mëngjesin e  sotëm është gjetur trupi i pajetë i 9-vjeçares, ndërsa vijojnë kërkimet në lumë për dy fëmijët e tjerë dhe Alma Arrazin. Policia ka arrestuar Ergys Arrazin, i cili dyshohet se ushtronte dhunë ndaj familjes gjë që i ka çuar drejt vetëvrasjes.

Detaje TRAGJIKE nga ngjarja në Shkodër/ 39-vjeçarja mësoi
Ergys Arrazi dhe nena me tre femijet

Në lidhje më këtë ka folur edhe motra e Alma Arrazit. Ajo para uniformës blu është shprehur se motra dhe fëmijët dhunoheshin barbarisht nga 31-vjeçari Ergys Arrazi.

Kjo dëshmi si duket është vërtetuar edhe nga shenjat që janë gjetur në trupin e pajetë të 9-vjeçares. Kjo ka çuar dhe në arrestimin e Ergys Arrazit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese