Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Arrestohen 8 efektivë policie në Rinas, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekuton masat

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohen 8 efektivë policie në Rinas, Agjencia e Mbikëqyrjes
 

Agjencia e Mbikeqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e sotme 8 masa arresti për efektivë të policisë në Rinas pasi akuzohen për korrupsion.

Bëhet me dije se janë ekzekutuar 2 masa sigurie “arrest me burg” dhe 6 me masën “arrest shtëpie”.

Personat në fjalë akuzohen për disa vepra penale, ndër te tjera për “Shpërdorim Detyre”,  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në pranga kanë rënë Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”. Raportohet se personi në fjalë mbante kontakte të vazhdueshme me inspektor Briken Tereziu. Sulejmani i dërgonte Tereziut emrat e personave që nuk lejoheshin të udhëtonin në vendet e BE.

Inspektori në bashkëpunim me persona të tjerë nëpërmjet një shumë lejonin kalimin e personave në fjalë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed