Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ardit Bido shpërthen keq në Kuvend: Ku i kam këto të reels-ave, pse nuk folët më 30 maj, ngelët vetëm “Ulaj, Ulaj”, tregoni emrat e tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Ardit Bido shpërthen keq në Kuvend: Ku i kam këto të
Deputeti socialist Ardit Bido

Ka nisur me përplasje të ashpra seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës devijuan nga rendi i ditës duke e zhvendosur debatin te protesta për Zvërnecin.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, deputeti socialist Ardit Bido shpërtheu keq ndaj opozitës për të cilët tha se janë të gatshëm vetëm sa për të bërë reelsa në Instagram duke u shfaqur sikur janë në krahë të njerëzve.

Ndërsa u kujtoi më tej se me 30 maj asnjëri prej opozitës nuk reagoi për dhunën e ushtruar në Zvërnec.

"Të nderuar kolegë, nuk ka element të rëndësishëm procedurial sesa të themi troc se këtu nuk bëjmë dot teatër. Ka politikanë por ka edhe politikë keq. Nuk besoj se ka rast më faktues për këtë sa data 30 maj, kur disa banditë sulmuan qytetarët shqiptarë dhe në përjashtim të një force politike që janë kundërshtarë ideologjikë të fortë, isha unë kolegu brace, kolegia Cakëri e disa të tjerë  mazhorance që kërkuam marrjen e masave nga ministria e brendshme.

Ku ishin më 30 maj këta të reelsa, mos kishit ndonjë aktivite, ju opozita e madhe ku ishit. Pse u kujtuat të nesërmen se kishte sentiment publik" tha Bido para të pranishmëve. 

Më tej deputeti socialist u ndal dhe te debati për autobusët grekë të cilët thanë se janë bërë me Inteligjencë Artificiale ngjarje për të cilën tha se doli të fliste një person që ai e njihte mjaft mirë dhe kërkonte vota për Belerin.

“Meqë folët për autobusët, këta që dolën me 1 e 2 qershor dhe jo më 30 maj, doli dhe foli një kolege që e kam prej vitesh dhe kërkonte vota për Belerin. Foli një mik shumë i mirë që thoshte se deklaratë zyrtare e ministrisë greke nuk përfaqëson qëndrimin e shteti grek. Ku ka luftë më hibride sesa kjo, ku ka më dezinformim sesa kjo" përmbylli fjalën e tij Ardit Bido. 

Fjala e plotë e Ardit Bidos: Të nderuar kolegë, nuk ka element të rëndësishëm procedurial sesa të themi troc se këtu nuk bëjmë dot teatër. Ka politikanë por ka edhe politikë keq. Nuk besoj se ka rast më faktues për këtë sa data 30 maj, kur disa banditë sulmuan qytetarët shqiptarë dhe në përjashtim të një force politike që janë kundërshtarë ideologjikë të fortë, isha unë kolegu brace, kolegia Cakëri e disa të tjerë  mazhorance që kërkuam marrjen e masave nga ministria e brendshme.

Ku ishin më 30 maj këta të reelsa, mos kishit ndonjë aktivite, ju opozita e madhe ku ishit. Pse u kujtuat të nesërmen se kishte sentiment publik. Meqë folët për autobusët, këta që dolën me 1 e 2 qershor dhe jo më 30 maj, doli dhe foli një kolege që e kam prej vitesh dhe kërkonte vota për Belerin. Foli një mik shumë i mirë që thoshte se deklaratë zyrtare e ministrisë greke nuk përfaqëson qëndrimin e shteti grek.

Ku ka luftë më hibride sesa kjo, ku ka më dezinformim sesa kjo. Po tentoni të fitoni pikë politikë, nuk folur kur ishte për të folur dilni të flisni me emra. Ngelët Ulaj Ulaj Ulja, dilni këtu dhe flisni me emra. Pse nuk reagoni. Se nuk keni guxim se jeni hipokritë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese