Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shpallur ditën e sotme “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Tiranës.
Në një ceremoni të mbajtur ditën e sotme, në nder të tij, ku i pranishëm është edhe vetë Ali Ahmeti, si dhe politikanë dhe personalitete të tjerë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Ahmeti është vlerësuar për kontributin e tij të vyer që ai ka dhënë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Sipas Bashkisë Tiranë, ai është një figurë e shquar dhe një dritë udhërrfyese në rrugën e paqes.
Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga këshilli bashkiak i Tiranës.
Sondazh
Poll