Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Shkodër-Koplik, raportohet për një të vdekur: Mercedesi i bërë “copë-copë” përfundon në arë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një person raportohet se ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shkodër-Koplik. Gjithashtu, raportohet se ka dhe persona të plagosur.  

Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në fshatin Omaraj dhe si pasojë e përplasjes së fuqishme, një person ka vdekur. Nuk dihet identiteti i tij dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

Siç shihet nga foto, përplasja ka qenë shumë e fuqishme, aq sa një mjet tip Mercedes Benz E Class, është bërë “copë-copë” dhe ka përfunduar në një arë, krah rrugës.

Pamje nga vendngjarja

“Më datë 18.05.2021, reth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese