Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Adelina Tahiri për lidhjen me Lorik Canën: Unë 15 vjeç dhe s'isha e virgjër?! Po e shoqja 30 vjeç ishte?

Shkruar nga Newsbomb

Adelina Tahiri ka patur një lidhje dashurie me futbollistin Lorik Cana. Që në moshën 15 vjeç, këngëtarja tregon se janë pëlqyer. Megjithatë Adelina ndjehet mjaft e lënduar nga çështja e virgjërisë.

“Unë 15 vjeç nuk isha e virgjër dhe bashkëshortja italiane dhe 30-vjeçare ishte e virgjër?! Këto lajme më kanë lënduar shumë kur i kam hasur në media. Virgjëria e një femre shihet edhe te formimi që ajo ka në kokë. Unë nuk jamë Shën Maria, por veten e njoh mjaft mirë dhe nuk jam e tillë si më kanë akuzuar. Por për fat të mirë njerëzit në atë kohë më qëndruan pranë dhe më duhet t’I falenderoj për këtë gjë’’, ka thënë për ‘’GSH’’, këngëtarja.

Ajo ka rrëfyer më tej edhe marrëdhënien që ka patur me Canën, i cili tani është martuar me një italiane dhe të dy janë në pritje të një fëmije.

“Ato që them unë, shpeshherë keqkuptohen në media, ndaj asgjë nuk është ashtu siç është shkruar këto ditë. Unë dhe Loriku jemi njohur para disa vitesh. Kam qenë rreth 14, 15 vjeç ndaj dhe ajo që kishim nuk ishte një lidhje, nuk e mohoj që jemi pëlqyer. Kemi dalë disa herë me Lorikun dhe e kemi shijuar shumë shoqërinë e njëri-tjetrit, por mes nesh nuk ka pasur asnjë lidhje, thjesht një simpati mes të dyve. Gjërat mbaruan kur kuptuam që nuk ishim aty ku duhej’’, ka përfunduar Tahiri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese