Ekstrakti nga QKB i kompanise se Zenel Çervanakut[/caption]
Kjo është fusha e veprimtarisë së kompanisë së krijuar në emër të babait të Viktor Çervanakut, ish-kryetari i Komunës së Frakullës. Sasia e kokainës nuk është ende e qartë pasi ngarkesa është marrë nga kamionët e Policisë dhe pritet t'i nënshtrohet analizave dhe eksperimenteve kimike për ndarjen e drogës nga plehu kimik. Sipas mediave malazeze, bëhet fjalë për 400 kg kokainë të tretur.
Truri i trafikut të drogës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, dyshohet se është shtetasi Nikolin Gjolena. Ky person është i skeduar më parë për çështje të trafikut të drogës dhe me kërkesë të Prokurorisë Speciale SPAK është prangosur.
Hetimet e para dhe mbërritja e drogës në Portin e Tivarit
Paraprakisht bëhet me dije se në total gjatë këtij operacioni në bashkëpunim me autoritetet në Malin e Zi dhe DEA-n amerikane janë arrestuar 15-18 shtetas, të cilët kanë pasur role të ndryshme në këtë organizatë kriminale. SPAK ka lajmëruar në orën 11.00 të kësaj të premteje një konferencë për mediat. Sasia e drogës dyshohet se ka ardhur pesë muaj më parë në Portin e Tivarit në Malin e Zi, në korrik 2022, nga Kolumbia, dhe më pas është transportuar drejt Shqipërisë. Ngarkesa është nisur drejt vendit tonë, e futur në 600 kg thasë me pleh kimik, dhe menjëherë autoritetet kanë nisur hetimet duke u koordinuar me homologët shqiptarë të SPAK. Është pritur për pesë muaj dhe ngarkesa e drogës është mbajtur nën vëzhgim, derisa aty të mbërrinte porositësi i kokainës. Menjëherë sapo ky person, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka mbërritur pranë vendit që mbahej nën vëzhgim me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndërhyrë dhe ai është arrestuar në kushtet e flagrancës. Lexo edhe: Laboratori i kokainës/ Kamionët e Policisë marrin qindra thasë me pleh kimik në shtëpinë e ish-kryetarit të KomunësSondazh
Poll
