Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

49 kg kokainë në Durrës në konteinerët me banane, arresohet babai i Arbër Çekaj, pronari i ‘Arbri Garden’ që solli 613 kg ‘të bardhë’ nga Ekuadori (EMRI-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Selim Çekaj, administratori i kompanisë së bananeve “Ecoalmax”, është arrestuar sot nga Policia pasi gjatë një kontrolli në konteinerët që kishin mbërritur nga Ekuadori për llogari të kësaj fime, u gjetën 49 kg kokainë.

Newsbomb.al mëson se Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane.

Mesa duket, edhe pas arrestimit të të birit, familja Çekaj nuk është tërhequr nga aktiviteti kriminal. Skema që ka ndjekur babai i Arbër Çekaj, Selim Çekaj është e njëjta me atë që djali i tij ndoqi 3 vite më parë (Ne 28 shkurt 2018).

Kompania që në Shqipëri figuron si kompani banabesh, trafikonte drogë nga Ekuadori ku niseshin dhe ngarkesat me banane. “E bardha” fshihej mes konteinerëve dhe arrinte në magazinat e kompanisë në Maminas.

OPERACIONI SOT -1 PRILL 2021:

Strukturat e Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “MERSIN”. 

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontenierë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administrator shtetasin SELIM ÇEKAJ të gjendej dhe sekuestrohej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacionit.

Operacioni “Last Snow” në 28 shkurt 2018

Në fund të shkurtit 2018, pas një operacioni të zgjeruar mes disa agjencive ligjzbatuese, duke nisur nga FBI, Guardia di Finanza dhe policia shqiptare, u bë e mundur sekuestrimi I 613 kilogramëve kokainë në një kontenier bananesh që do të shkarkohej në Maminas.

Sipas verifikimeve të strukturave policore, në posedim të drogës u gjet Arbër Cekaj, I cili menjëherë pas këtij operacioni, u “arratis” nga Shqipëria dhe shkoi në Gjermani.

Arbër Cekaj doli në gjithë median shqiptare për të thënë se nuk kishte lidhje me drogën. Por ai u arrestua nga autoritetet gjermane në atë kohë dhe në shtator 2019, u ekstradua në Shqipëri.

Këtu, nisi kalvari I gjyqeve ndaj Arbër Cekaj që nuk pranonte se kishte trafikuar kokainën nga Ekuadori. Vlera e drogës u llogarit 180 milionë euro, ndërkohë që autoritetet policore e kishin hequr drogën në një nga portet greke, dhe kishin vendosur oriz, për të gjurmuar më pas, se kush do të ishte ndjekësi I kontenierit dhe I sasisë së drogës në Shqipëro.

Arbër Cekaj, në shtator 2020, pra një vit pas arrestimit nga autoritetet shqiptare, u dënua nga gjykata me 14 vjet burg në një seancë maratonë që zgjati 9 orë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img