Laçi është mposhtur 0-3 nga Anderlecht, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League. Belgët mbretëruan në Elbasan Arena, duke dominuar totalisht dhe duke marrë një triumf me peshë.
Për të parë golin e parë na duhej të prisnim 27 minuta lojë. Delcroix gjen rrugën e rrjetës, i ndihmuar kështu nga një rrëmujë e shkaktuar prej një topi që vjen nga këndorja.
Atëherë kur pritej fundi i fraksionit, Hoedt gjuan me kokë dhe për portierin Sherri nuk pati asnjë shans për ta pritur dhe e vetmja që mund të bënte ishte të shoqëronte topin me sy.
I 3-ti mban firmën e Rafaelov, pas 60 minutash lojë. Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet pas pak ditësh.
Sondazh
Poll
