Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

U tha se do e prezantoj Kiara Tito, ja kush do e zëvendësojë në "BBV Fan Club"

Shkruar nga Newsbomb
U tha se do e prezantoj Kiara Tito, ja kush do e zëvendësojë

Në Shqipëri vijon misteri se kush do prezantojë Big Brother Vip. Kjo pyetje ka marrë vëmendjen e Shqiptarëve edhe para çështjeve ekonomike apo politike në vend.

Pyetjes “Kush do prezantojë BBV” i shtohet edhe “A është Efi Dhedhes ajo që do zëvendësojë Kiara Titon në prezantimin e Big Brother VIP Fan Club?"

Edhe këtë edicion do të ketë një program të dedikuar tërësisht detajeve dhe dinamikave të ‘BBV’ që do të diskutohen nga opinionistë dhe personazhe të njohur.

“Fan Club” thuhej se do prezantohej nga Kiara Tito, por për shkak të pritjes së ëmbël, moderatores do t’i duhet të bëjë një pushim.

Përflitet se vendin e saj do ta zërë Efi, ish-konkurrentja e edicionit të dytë të ‘BBV’, e cila një javë më parë konfirmoi rikthimin në ekran.

Ndërkohë a do jetë Arbana Osmani apo Ledion Liço që do prezantoje Big Brothër Vip, ende nuk është sqaruar. Ky i fundit për herë të parë, pas shumë vitesh ka postuar në Instagram dhe Arbana Osmani ka qenë ndër të parat që e ka komentuar.

Sara, gruaja e Ledionit nga ana e saj, ka postuar nje story nga biznesi i Arbanes. E gjithë kjo “zhurmë” besohet se është forma e marketingut që ka zgjedhur Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese