Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i Big Brother Vip 3. Pritet që Beba të futet në “shtëpinë e madhe” të martën.
Lajmi është bërë me dije nga vetë këngëtari në “Fun Club” në "Top Channel", ku ka zbuluar se më herët ka pasur një lidhje me banoren Sara Gjordenin. E teksa ish-i po i futet në shtëpi, Sara ka nisur një njohje në BBV me këngëtarin Bardhi.
Mbetet për të parë nëse tashmë që ish-i i Sarës po futet në BBBV, a do të ketë luhuatje në lidhjen e saj me Bardhin.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, teksa zbuloi se me Sarën ka qenë i lidhur në 2015.
Megjithatë, ia theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër.