Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Sulmet me ushqime ndaj njëri-tjetrit, Vëllai i Madh dënon banorët e Big Brother

Shkruar nga Newsbomb
Sulmet me ushqime ndaj njëri-tjetrit, Vëllai i Madh dënon
Një tjetër zarf ka mbërritur në shtëpinë e madhe të Big Brother Vip, pasi banorët sërish kanë shkelur sërish rregullat. Ka qenë aktori i humorit, Juli që ka lexuar zarfin, ku thuhej se banorëve u është bllokuar çdo  frigorifer në shtëpi dhe se kanë në dispozicion vetëm disa ushqime bazike. Ky dënim është dhënë pasi gjatë ditëve të fundit ata kanë shpërdoruar ushqimet, siç ishte rasti i Rikes që i hodhi pana Eglës, apo Lendojës që i theu Romeos një vezë në kokë.  Ky dënim do të zgjasë deri në një njoftim të dytë. “Vëllai i madh ka parë me vëmendje shpërdorimin e vazhdueshëm të ushqimeve në shtëpi. Për këtë arsye ju dënon duke hequr ushqimet dhe duke bllokuar frigoriferët deri kur të kuptoni rëndësinë e tyre dhe mos i bëni pjesë së lojës për të sulmuar njëri-tjetrin. Në dispozicion do të keni vetëm ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë”, thuhej në zaf ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese