Futbollisti i njohur Lamine Yamal, tërheq vëmendjen jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për jetën personale.
Tashmë duket se fansat e futbollistit i kanë zbuluar edhe të dashurën e re, pasi është parë me Tik Tok-eren e njohur, Anna Ghegnoso duke bërë blerje në disa dyqane.
Në verë, ai u përfol se ishte në një lidhje me influenceren Alex Padilla, por romanca nuk zgjati shumë, pasi i dhanë fund lidhjes pas disa muajsh.
Tani, fansat besojnë se lidhja e tij e re është Anna Ghegnoso pasi u panë së bashku në La Roca Village në Barcelonë, teksa po bënin disa blerje.
Sipas raportimeve, Ghegnoso, së bashku me mikeshën e saj influencuese Fabiola Ballieri, kanë udhëtuar nga Italia për të takuar Yamal.