Tifozët shqiptarë e veshën kuqezi Hamburgun sot, pasi udhëtuan nga vende të ndryshme të botës për të mbështetur Kombëtaren e tyre të zemrës.
Mijëra bij e bija të Shqipërisë kanë vërshuar në rrugët e Gjermanisë, me flamuj të shqiponjës dykrenare dhe me plisa në kokë shoqëruar me këngë e valle shqiptare, për të suportuar kuqezinjtë që do të zbresin sot pasdite në fushën e blertë. Spektakël dhe vëmendjen e morën edhe në shkallët e satdiumit në Hamburg, ku nuk ndaluan asnjë moment brohoritjet në mbështetjetë djemve të kombëtares.
Por edhe në këtë ndershje, u shënuan disa trazira dhe u përcollën shumë mesazhe nga tifozët. Media serbe Kurir ka shkruar se Shqipëria dhe Kroacia do të përballen me “dënime të rënda” nga UEFA pas sfidës që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin Volksparkstadion të Hamburgut.
Kjo sepse sipas media serbe, tifozët kuqezi brohoritën me motive denigruese ndaj serbëve. Sipas gazetës në tribuna u bënë thirrje “vritni serbët”, gjë që ka sjellë çeljen e hetimeve nga ana e UEFA-s.
Kurir shton se vendimi do të shpallet në fund të javës dhe mund të variojë nga një gjobë e majme deri në kufizim për tifozeritë e Shqipërisë dhe Kroacisë për ndeshjet e tyre të radhës në Euro2024.
Por kujtojmë se UEFA ka ndisur një hetim ndaj Serbisë pasi në ndeshjen Angli-Serbi për thirrje raciste kundër Kosovës. FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit.
