Hapësire reklamuese

Sporti

Prag sfida me Kroacinë, Armand Duka: Kam emocione, në çdo ndeshje kërkojmë fitoren

Shkruar nga Newsbomb
Prag sfida me Kroacinë, Armand Duka: Kam emocione, në çdo
Armand Duka


Jemi vetëm pak minuta para duelit me Kroacinë. Një duel shumë i rëndësishëm, ku kuqezinjtë do të luftojnë për 3 pikët, të cilat do të mbajnë “gjallë” shpresat për kalimin e grupit.

Armand Duka ka folur para sfidës me kroatët. Kreu i FSHF-së shfaqet i emocionuar, ndërsa shprehet se skuadra ndaj kroatëve do të marrë fitoren.

“Çdo ndeshje ka emocion, jo vetëm unë, por çdo shqiptarë, sepse janë ndeshje të rëndësishme. Unë kam emocione, por më lejo të them jo sa me Italinë. Janë emocione në kufi të prag ndeshjes.

Humbja 2-1 me Italinë? Kërkohet fitorja në çdo ndeshje, kundër italisë dhe çdokujt. Por ajo që tifozët kërkojnë më shumë janë loja dhe grintë më të madhe”, ka thënë shkurtimisht presidenti i FSHF-së.

Sfida me Kroacinë do të startojë në orën 15:00 në “Volksparkstadio” në orën 15:00 dhe është e dyta në grupin B për kuqezinjtë. Gjithashtu kjo është përballja e parë e Kombëtares tonë me Kroacinë dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft emocionuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese