Pas incidenteve të regjistruara në dy ndeshjet e Kategorisë Superiore Tirana–Elbasani dhe Vllaznia–Elbasani, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i FSHF-së ka vendosur ndalimin e hyrjes në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë për 16 persona.
Mësohet se vendimi u mor pas shqyrtimit të relacionit të Sekretariatit Teknik dhe korrespondencës me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë dhe Shkodër, ku u konstatuan shkelje të ligjit nr.79/2017 “Për Sportin”, neni 48 dhe vijues.
Ndalimi është për një periudhë të pakufizuar kohe, dhe të gjithë anëtarët e FSHF që administron stadiumet janë të udhëzuar të garantojnë zbatimin e vendimit. Ndërsa një kopje e tij do t’i përcillet edhe Policisë së Shtetit për ekzekutim.
Dënimet:
Për aktet e dhunës në ndeshjen Tirana – Elbasani (08.03.2026, ora 15:00, stadiumi “Selman Stermasi”) personave që u ndalohet hyrja në stadiume janë:
Petros Alfred Ballabani
Sadi Eduart Notolli
Amar Agim Loci
Indrit Gëzim Skëndi
Klei Qani Mema
Fabio Ardian Elezi
Noel Sokol Klaiqi
Ilirian Kristo Meraj
Malvin Alban Sharra
Xhensi Kolë Gjinaj
Për aktet e dhunës në ndeshjen Vllaznia – Elbasani (15.02.2026, ora 19:30, stadiumi “Loro Boriçi”) personave që u ndalohet hyrja në stadiume janë:
Serxhio Ardian Miloti
Kristo Halit Krraba
Juljan Qamil Pllumbi
Enaldo Përparim Selami
Elios Ermir Qosja
Denis Shkëlqim Deliu
