Hapësire reklamuese

Sporti

Hamburgu vishet kuqezi, tifozët dhurojnë atmosferë magjike para ndeshjes me Kroacinë

Shkruar nga Newsbomb
Hamburgu vishet kuqezi, tifozët dhurojnë atmosferë magjike para
Pamje nga atmosfera magjike e tifozëve kuq e zi në Dortmund

Hamburgu është veshur kuqezi sot nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për të mbështetur Kombëtaren e tyre të zemrës.

Mijëra bij e bija të Shqipërisë kanë vërshuar në rrugët e Gjermanisë, me flamuj të shqiponjës dykrenare dhe me plisa në kokë shoqëruar me këngë e valle shqiptare, për të suportuar kuqezinjtë që do të zbresin sot pasdite në fushën e blertë.

Sy të mbushur me gëzim, lot, brohorima të dala nga shpirti kumbojnë fuqishëm emrin dhe historinë e vendit të vogël, por me zemrën e madhe, Shqipërisë.

E gjithë pamja e ofruar ngjan me një lum kuq e zi që vërshoi me shpejtësi nga Dortmundi për në qytetin tjetër të Gjermanisë, Hamburgun për të pushtuar në mënyrë të furishme zemrat e miliona shqiptarëve nëpër botë.

Ndonëse na ndajnë pak orë nga ndeshja me Kroacinë, tifozët duket se po e shijojnë në maksimum Europianin, ndërsa po dhurojnë një atmosferë magjike në rrugët e qytetit gjerman.

Sfida mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet sot në orën 15:00. Kjo është përballja e dytë e Shqipërisë, pas asaj me Italinë që u mbajt në Dortmund, ku Kombëtarja pësoi humbje në rezultatin 1 me 2.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese