Moderatori Meritoni Mjekiqi ka folur me banorët në lidhje me marrëdhënien e tij me gazetaren, Ilsina Agolli.
Ai është shprehur se dëshiron dhe mendon që në të ardhme të ketë një fëmijë me Ilnisën.
“Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit, dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël’, është shprehur ai.
Ai ndër të tjera tha se bën 29 vjeç dhe se vërtet dëshiron që të ketë një fëmijë me Ilnisën.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin.
Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri.
Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit.
Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin piru.
Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël
Erjola: O ishalla, vetëm të të bëj…
Meritoni: Ishalla o Zot ndodh një ‘qikush’ (vajzë) e vogël.
Roza: Një fëmijë është gjë e madhe ë…
Meritoni: Po kismet Zotit ndodh ishalla!
Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave?
Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qef.