Prime-i i sotëm në shtëpinë e Big Brother Vip Albania ka nisur me debate të pambyllura gjatë javës, ku me sa duket marrëdhënia mes Brikenës dhe Juelës jo vetëm është krisur, por duket se tashmë janë rivale.
Brikena ka bërë një deklaratë të pazakontë për Juelën, duke nënkuptuar se ajo ka pëlqim për Mateon. Duke ngritur kështu dyshimet për një “trekëndësh të ri dashurie” brenda shtëpisë. Ndërkohë që Juela e ka mohuar këtë.
Pjesë nga debati:
Brikena: Juela është e lirë të rrijë me Mateon, nuk është se po më bën ndonjë gjë mua. Në fillim ka pasur mendime ndryshe, tani ka ndryshuar sjelljen. Pati shprehur se është shumë i pashëm dhe i kujton ish-të dashurin e vet.
Juela: Kur ka ardhur Mateo këtu më tha jam i shenjës Demi. I tregova që partneri im ka qenë i shenjës së Dashit, ju uroj një lojë sa më të këndshme me dashuri fallco. Për Mateon nuk kam asnjë lloj interesi, as pëlqimi. Nuk kam pasur asnjëherë. Unë jam e plotësuar në jetën time dhe në lojë. Nuk kam asnjë lloj pëlqimi dhe nëse Brikena do të kërkojë një situatë të re me pasbesllikun e saj.
Brikena: Kur ka hyrë Mateo, Juela kalonte shumë kohë me të. I kam thënë kanë të gjithë të drejtën e botës të rrinë bashkë. Kur vjen Juela dhe i thotë gjithë fjalët e këqija për ta ulur, i them mos më bëj të flas sepse më ke folur shumë mirë për Mateon, më ke thënë që të kujton ish-të dashurin. Kam pasur rastin ta ul Juelën.
Mateo: Juela ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës. Në fillim më thoshte je djalë i mirë, pastaj më thoshte je i poshtër dhe servil i famës. Nuk e di pse ndryshoi 360 gradë.
Juela: Mateo është treguar mosmirënjohës me mua.
