Edhe për këtë vit ka përfunduar “rrugëtimi” i Big Brother Vip Albania. E mbrëmjen e djeshme mes emocionesh e tensionesh, “kokë më kokë” në podium me Mirin, Selin Bollati arriti të shpallet fituesja e edicionit të pestë të BBVA.
Kanë qenë të shumta reagimet e bëra nga figura të ndryshme publike në mbështetje të Selin, e ndër ta ka qenë edhe ai krahë të cilit ajo bëri hapat e saj në skenën e spektaklit e showbizit, Ardit Gjebrea.
I cili përmes një “Instastory”, ka postuar një foto krah Selin Bollatit kur kanë prezantuar së bashku “Këngën Magjike” dhe ka shkruar: “Sonte është mbrëmja ku të gjithë ata që identifikohen me ty, janë kreanrë. Tashmë je pjesë e të gjitha familjeve të shëndetshme shqiptare, me parime, vlera dhe qëndrime dinjitoze. Urime Selin The Real Queen!”
Selin, e ka përmendur edhe më parë brenda shtëpisë së Big Brother, mirënjohjen ndaj Ardit Gjebresë, dhe mundësinë që i është dhënë prej tij.
Nga ndryshimi i marrëdhënies me Mirin, romanca me Gimbon e deri te përplasjet me Rogertin, Selin arriti të “rrëmbejë” zemrat dhe votat e publikut duke u bërë kështu fituese e këtij edicioni, duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Nata e djeshme në spektakël u shoqërua me surpriza të vazhdueshme nga familjarët e banorëve, lot gëzimi dhe emocione të forta.

