Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Rogerti nxjerr "zbuluar" Monika Kryemadhin: E gjithë Shqipëria e di se ne njihemi! Banori i tregon xhaketat e Metës, opinionistes i dridhet zëri: Kisha ditë pa ia përmendur emrin Ilirit

Shkruar nga Newsbomb
Rogerti nxjerr "zbuluar" Monika Kryemadhin: E gjithë
Foto ilustruese: Rogert Sterkaj e Monika Kryemadhi

Një situatë e pazakontë ndodhi gjatë prime-t të djeshëm të Big Brother VIP Albania 5, pasi Rogerti i bëri një rreng opinionistes së emisionit, Monika Kryemadhit.

Gjatë transmetimit të prime-t Rogerti i është drejtuar duke i thënë se ata njihen para se të ishin në Big Brother dhe se kanë pasur një pakt për ta mbrojtur si opinioniste.

Për të vërtetuar këtë situatë, ai shafqi para kamerave dhe disa xhaketa për të cilat pyeti Kryemadhi nëse i kujtonin gjë.

Xhaketat mësohet se i përkasin Ilir Metës, kur ky i fundit ia ka dhënë xhaxhait të Rogertit, ish-deputetit të PS, Paulin Sterkaj.

“A të kujtojnë gjë këto xhaketa?”, e pyeti Rogerti.

“Po, më kujtojnë babanë e fëmijë të mi. Iliri kur u dobësua xhaketat e tij ia dha xhaxhait të Rogertit. Ai është i lidhur me Ilir Metën jo me mua, se xhaketën e tij ka veshur”, iu përgjigj Monika.

Kjo ishte shaka e bërë nga Rogerti me rastin e 1 prillit që përkon me ditën e gënjeshtrave. Kur kuptoi rrengun, Monika Kryemadhi tha me humor: Shumë mirë që ndodhi, se kisha ca ditë pa e përmendur emrin e Ilirit.

Në rrjet është përfolur shumë se Rogerit dhe Monika njihen prej kohësh bashkë. Madje, disa foto kanë bërë xhiron e rrjetit ku Kryemadhi shfaqet krah më krah me xhaxhain e Rogertit, ish-deputetin e PS, Paulin Sterkaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese