Prime i sotëm ka nisur ndryshe nga herët e tjera. Situata mes banorëve “u tensionua” pasi ata u përballën me njoftimin se mes dy çifteve, Brikena e Miri dhe Luizit e Artanit, këta dy të fundit i shpëtuan televotimit.
Lajmi në fjlaë u prit plot entuziasëm nga banorët e shpëtuar. Madje lëvizja e Artanit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Sapo mori vesh se loja e tij nuk ishte më në rrezik, banori u fut gjatë prime-t në pishinë duke shkaktuar kështu një atmosferë komplet ndryshe.
Mirëpo edhe pse u duk si televotim i zakonshë, ky ishte më shumë një prank nga ana e produksionit. Pasi sonte u bë me dije se rrugëtimi i Luiz Ejlit në këtë edicion të Big Brotherit përfundonte sonte.
Njoftimi për mbarimin e rrugëtimit të Luizit erdhi papritmas dhe banorët e pritën me habi.
