Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Paralajmëroi se do tregonte se “çfarë i panë sytë në BBV”, Jetmiri përplaset me gazetarin: E hëngre turpin me bukë

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmëroi se do tregonte se “çfarë i panë
Jetmir Salaj

Ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Jetmir Salaj pas daljes nga shtëpia bëri disa deklarata të forta se do tregonte siç u shpreh dhe ai "çfare i kishin parë sytë", por kaluan ditë dhe nuk zbuloi asgjë. Ndërsa sot është përplasur ashpër me gazetarin Ronaldo Sharka , ndërsa ishte i ftuar në Fan Club këtë të diel.

Në prime ishte e tensionuar e gjitha, edhe është komentuar. Përse e ke marrë personale? A ka qenë një strategji e jotja përballja me produksionin?

Jetmiri: Asgjë nuk është e iniciuar, në logjikën dhe në kushtet e izolimit perceptimi nuk është i njëjtë me të qenurit jashtë dhe unë ngrija në kokën time, kisha kontradikta, nuk më përputhje zhvillimi, në mënyrën time kam protestuar. Mua loja më është kuptuar sepse dal rrugëve të Tiranës dhe më hidhen njerëzit në qafë, çështja është kush donte ta kuptonte dhe kush jo dhe kjo ëhstë e bukura e Big Brotherit, jo të gjithë e kuptojnë dhe jo të gjithë e përqafojnë lojën e njërit apo tjetrit”.

Ronaldo: Është një shprehje shumë e bukur tek “14 vjeç dhëndër” e hëngri turpin me bukë dhe ky është rasti konkret i Jetmirit i cili pranoi të futej në një produksion që e kishte akuzuar, doli nga shtëpia duke tentuar të bënte viktimën.

Priti që t’i thoshte vëllai i madh lër garën dhe e bëri për të bërë viktimën. Figura e Jetmirit nuk lidhet me viktimën, ai është nona, Jetmirit jepi një celular e zbërthen lojën e BBV. Profesor është Big Brother, ti je nxënës.

Ti nuk mund të jesh profesori, profesor janë ata që e fitojnë lojën jo ata që dorëzohen. Unë e shikoj lojën e Jetmirit një Big Brother në heshtje, është një disrespekt ndaj publikut, ka bërë fansa sepse doli viktima.

Jetmir: Unë nuk pres të mirëkuptohem nga Ronaldo, e respektoj atë për mendimin që ka, nuk bie dakord me ato që ai thotë, kam një perceptim të realitetit totalisht ndryshe.

Ai thotë ato që duhet të thotë, unë them ato që duhet të them dhe unë sapo e bëra dhe e thashë, jo të gjithë mund të kuptojnë dhe perceptojnë atë që ka bërë Jetmiri. Mënyra se si ai e ndërton, duke sjellë një formë krahasimore 14 vjeç dhëndër dhe të tjera dhe të tjera janë fyese dhe nuk ka vend për diskutim sepse ka disnivel në bisedë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese