Një ndër suprizat e mbrëmjes së kaluar padyshim që ka qenë futja e Gjestit në Big Brother Vip Albania. Pasi u eleminua nga shtëpia e vëllait të madh në Kosovë, këngëtari vendosi që t’i bashkohet asaj në Shqipëri.
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother Vip Kosova i habiti të gjithë, duke marrë parasysh mbështetjen që reperi gëzonte jashtë në publik. Epo për të gjithë ata që u afeksionuan me reperin dhe lojën e tij do të kenë kënaqësinë ta ndjekin tani në Big Brother Vip Albania.
Por, futja e tij në lojë mesa duket nuk i ka gëzuar të gjithë, pasi ka dhe nga ata që kanë treguar krejt të kundërtën përmes “kunjave” së hedhuri për së largu.
E kemi fjalën për Olsa Muhametin, producentët e Big Brother Vip Kosova. Përmes një postimi në “Instagram”, Olsa ka “ngacmuar” ish-pronarët me të cilët ka bashkëpunuar me vite me radhë në Top Channel.
“Duke pushuar disa orë sot. Se ta mendosh o mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhh sfilitëse", shkruan Olsa