
Pak para se të niste programi i mbrëmjes së sotme, banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Ola ka thyer një nga kutitë e emergjencës.
Në zarfet e kutisë ka edhe dënime, por edhe përfitime, për këtë arsye ish konkurentja e “Përputhen”, lexoi përmbajtjen e tij.
Ky ishte një lajm i mirë për banorët, pasi zarfi përmbante rikthimin e çmimit të madh sërish në 100 mijë euro, për gjithë banorët që e kishin humbur si mundësi.
Ndërsa, për Olën dënimi ishte, mospatja e asnjë surprize apo përfitimi gjatë lojërave të bëra nga Vëllai i Madh.
Përmbatja e zarfit:
Ti sapo shfuqizove të gjitha penalitetet e dhëna nga Vëllai i Madh! Çmimi i Madh kthehet sërish 100 mijë euro për të gjithë të penalizuarit, përveç Jozit dhe Eglit që janë rifutur në mes të lojës, ndërsa nuk do të ketë asnjë përfitim, surprizë apo dhuratë nga BBV.