Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Në fund të ditës e meritoja”, Egla Ceno flet si fituese e Big Brother VIP

Shkruar nga Newsbomb
“Në fund të ditës e meritoja”, Egla Ceno flet si
Egla Ceno

Pas disa muajsh të gjatë tensionesh, debate dhe momente të bukur, aktorja e njohur Egla Ceno është shpallur fituese e Big Brother VIP 3.

Egla mori çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, mes pesë finalistëve të këtij edicioni Romeo, Egla, Heidi, Meritoni dhe Juli.

Pasi rrëmbeu çmimin e madh dhe fiku dritat në shtëpinë e madhe, Egla në studio foli si një fituese. Ajo tha se fitoren ia dedikonte të gjitha grave dhe vetes sepse e meritonte atë çmim.

“Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej: E vogël, e brishtë, e pafajshme.

Karrierën time e kam qëndisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja”, u shpreh ajo ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese