Një tjetër përplasje ka pasur Egla Ceno brenda shtëpisë së Big Brother. Këtë herë me moderatore Roza Lati.
Debati mes dy banorëve ka qenë me tone të larta dhe fjalë banale dhe ofenduese. Sherri mes vajzave sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike.
Por ka qenë Meritoni dhe Graciano që kanë ndërdyrë, duke i thënë Rozës që mos e prete me dorë.
“O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i mërzisë.”– tha konkurrentja, teksa Egla duke u “tallur” i kërkoi moderatores që të shkojë te Julian Deda sepse sipas saj ai ia mban “këngën”.
Pjesë nga debati:
Roza: A e kupton sa gojë e pistë je ti? O grua banale, o e pisët si i thua ato fjalë? Turp për ty. Si i thua ato fjalë?
Graciano: O Roza çfarë je duke bërë? Ç’punë ke që e prek me dorë moj vajzë?
Roza: Po i heq jastikun, s’po e prek me dorë.
Graciano: Po prek jastikun që ajo e ka në dorë.
Roza: Jam ok.
Egla: S’jam unë ok.
Roza: Grua banale. O e fëlliqur që për të egzistuar në “Big Brother” lë nam, prek fundit.
Egla: Avullohu. Ik krisu.
Roza: O grua banale, o gojë e pisët ta kam kënduar këngën, fundi i njerëzisë, tmerri i njerëzisë. O banale femër
Egla: Largohu!
Graciano: Shko te Romeo yt!
Egla: Shko te Juli yt se ai ta mban këngën.
Romeo: Juli të paktën nuk i nominon njerëzit e vet.