Modelja Adrola Dushi ka treguar së fundmi dy kërkesa që i ka bërë djali i saj. Modelja rrëfeu në emisionin "Natën me Aulonën" se i biri i ka kërkuar që të mos pijë cigare dhe të mos futet në "Big Brother".
Adrola Dushi u shpreh se nuk e shikon të përshtatshme për të qenë pjesë e një spektakli të tillë por theksoi se respekton vendimin e atyre që zgjedhin të marrin pjesë.
"Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në "Big Brother" mami.
Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”-ka rrëfyer Adrola në “Natën me Aulonën”.
Se si do të reagonte nëse partneri i saj do të merrte pjesë në "Big Brother", modelja u përgjigj shkurt: Jam kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.
