Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Londrimi shpallet fitues i "Big Brother VIP" Kosova

Shkruar nga Newsbomb
Londrimi shpallet fitues i "Big Brother VIP" Kosova
Kengetari Londrim Mekaj

Londrim Mekaj është shpallur zyrtarisht fituesi i këtij sezoni të Big Brother VIP Kosova 4, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 200 mijë eurosh pas një gare intensive dhe një udhëtimi prej mbi 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Banori më i ri i këtij edicioni arriti të fitonte mbështetjen vendimtare të publikut në natën finale, duke e lënë Elijona Binakajn në vendin e dytë.

“Kushdo që ka dëshirën të jetë pjesë e këtij formati, t'i jepet mundësia dhe ta shijojë në maksimum, është një prej eksperiencave më të bukura. Kam përjetuar lloj-lloj emocionesh, kam krijuar shoqëri, kam krijuar raporte të mira, momente që s'kam për t'i harruar kurrë dhe jam falenderues sa të kem shpirtin gjallë. Ju dua pafund", u shpreh ai.

Finalja e madhe u zhvillua në prani të pesë finalistëve: Ludo Lee, Elijonës, Londrimit, Klodit dhe Hygertës të cilët arritën deri në fund të garës pas një rrugëtimi disamujor brenda shtëpisë.

Momenti i njoftimit u shoqërua me emocione të forta në Klan Arena, ndërsa Londrimi festoi fitoren mes duartrokitjeve dhe një atmosfere festive që përmbylli zyrtarisht një nga sezonet më të komentuara të BBVK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese